“Në çdo kat, nga një foto e Erisa Xhixhos”, Meta habit Komitetin Drejtues: Për këtë nuk dua mendim ndryshe

01/05/2024 16:00

Ilir Meta ka habitur Komitetin Drejtues gjatë mbledhjes së sotme.

Kreu i Partisë së Lirisë, që me strukturën e re u zgjodh President i kësaj partie, tha se foton e Erisa Xhixhos do ta vendosë në çdo kat të selisë, për të parë të rinjtë si shembull, pasi ka qenë 17 vjeçe në kohën që i është bashkuar LSI, dhe që sipas tij ka kaluar sfida e sakrifica dhe nuk është demotivuar.

“Dhe fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe zoti Gjokutaj, do të jetë e Erisa Xhixhos. Pse? Sepse ka qenë 17-vjec kur ka themeluar LSI.

Në çdo kat do jetë një nga ato momentet kur Xhixho ka qenë në sakrificat e saj në parti dhe deri kur është zgjedhur zv. Presidente. Pse? Sepse e dua si një model për të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Ajo kurrë nuk u demotivua, por u kthye në model sot, dhe problem jonë është se akoma kryetare të LRI në Shqipëri dinë Erisa Xhixhon, ky është një problem i madh. Kjo nuk është për meritë të saj, por dhe për problemin e pasuesve të saj”, u shpreh Meta.

Top Channel