SHBA-ja vendos aeroplanmbajtëse afër Venezuelës, Karakasi fillon ushtrimet ushtarake për tu mbrojtur nga operacionet amerikane Presidenti Amerikan, Donald Trump është akuzuar për racizëm, pas disa postimeve në “twitter”, ku sulmonte katër kongresmene demokrate.
Ai pretendoi se ato vinin nga vende, qeveritë e të cilave ishin një katastrofë e plotë dhe u sugjeroi më pas, të ktheheshin atje.
Postimi në “twitter” i drejtohej një grupi prej katër kongresmenesh me ngjyrë; tre të lindura dhe të rritura në SHBA, ndërsa e katërta e zhvendosur atje kur ishte fëmijë.
Bëhet fjalë për Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley, si edhe Ilhan Omar, që ka ardhur në SHBA si refugjate në moshën 12 vjecare.
Ato e kanë quajtur Presidentin racist, dhe janë mbështetur zëshëm nga anëtarët e tjerë të partisë demokratike.
Në një seri prej tre postimesh, Trump i akuzoi kongresmenet për kritika keqdashëse ndaj tij dhe Shteteve të Bashkuara. Ai nuk i përmendi shprehimisht me emra, gratë për të cilat fliste, por përmbajtja të çonte qartësisht tek to.
Top Channel