Barcelona nderon “Masian”/ Katalanasit bëjnë gati fanellën e vitit 1979 si e Johan Cruyff

09/07/2019 06:35

Barcelona ka vendosur që për nder të akademisë së saj të famshme, “La Masia” nga e cila janë zbuluar dhe janë rritur talente si
Xavi, Iniesta apo Lionel Messi, të përdor në këtë sezon modelin e fenellave të saj.

Vitin e ardhshëm është 40-vjetori i akademisë dhe për këtë arsye Barcelona do të përdor këtë model uniforme për ndeshjet në transfertë, një model i përdorur në vitin 1979, me dy shirita diagonal ndërkohë që ngjyra e fanellës do të jetë e verdhë.

Uniformat dolën në shitje në dyqanin e Barcelonës pranë stadiumit Camp Nou ditën e hënë përpara se të dalin në çdo dyqan të qyteti.

Top Channel