Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimesh në zonën Gurrë e madhe ka pasur një situatë konfliktuale.

Asllan Likursi raportohet nga policia i lënduar, i cili po transportohet në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht, dyshohet se Likursi është konfliktuar me një vëzhgues në këtë qendër votimi.

Policia dhe prokuroria po hetojnë ngjarjen.

Top Channel