Jemi vetëm në gjysmën e itinerarit të përshkuar por deri më tani Rally Albania ka impresionuar garuesit e përfshirë në edicionin e këtij viti. Etapa e kësaj të marte e gjatë 445 kilometra transferoi të gjithë pilotë nga Valbona drejt Voskopojës.

“Ishte një ditë shumë e bukur që e shijuam. natyra dhe malet rreth Voskopojës ishte ajo që na pëlqeu më shumë. në ditët në vijim do të jemi pranë detit dhe pritshmëritë tona janë edhe më të mëdha”, u shpreh një belg.

Gjermani Shulte që provoi në jo pak pjesë të cirkuitit të rivalizonte kampionin në fuqi Renti Sina dhe që mbante vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, dëmtoi makinën dhe humbi kohë të çmuar në Specialen e parë të ditës.

Etapa e katërt do të transferojë dhjetëra pilotë e makinave dhe motorëve drejt brigjeve të bukura të Himarës.

Finishi dhe ceremonia e fituesve, në 15 qershor në kryeqytet.

Top Channel