Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë detaje në Këshillin Kombëtar për funksionin e së ashtuquajturës ‘Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë’.

Sipas Bashës, kjo aleancë “synon të bëjë bashkë opozitën me elitën e shoqërisë, njerëzit e paangazhuar dhe rininë për t’i dhënë fund tranzicionit nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit të sistemit të kalbur nga korrupsioni dhe kriminalizimi i tij.”

“Ne duhet të bëjmë shqiptarët bashkë, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por për të ndyshuar Shqipërinë. Ky ndryshim nuk mund të bëhet duke përjashtuar, por duke përfshirë”, është shprehur Basha në mbledhje.

Kjo aleancë raportohet se do të veprojë në 61 bashkitë e vendit.

Top Channel