Në studion e Opinion, Berisha nuk i ndahet akuzave ndaj Hashim Thaçit. Dhe kjo është më e rënda. Ai e implikon presidentin e Kosovës, në masakrimin deri në vdekje të gazetarit kosovar, Ali Ukaj në Korrik të vitit 1997 në Tiranë.

“Hashim Thaçi është arrestuar për vrasjen e Ali Ukës”, deklaroj Berisha në emision

“E bën lidhjen me këtë varje po pa dhënë detaje të tjera se çfarë ka se nuk dimë një detaj tjetër. Përse i lidh këto dy gjëra bashkë? Nuk e tha këtë Zoti Berisha”, tha Mirela Milori, Gazetare.

“Nuk di nëse mund të jetë implikuar Thaçi indirekt, por dihet se ai është ndaluar pak orë para vrasejes Ukës për armëmbajtje pa leje”, tha Mentor Kikia, Gazetar.

Sipas të dhënave që disponon Top Story, nga procesverbali i policisë në atë kohë, në dëshminë e dhënë përballë oficerit Pashkë Tusha në komisariatin nr. 1, Thaçi ka deklaruar se armët që posedon janë për luftëtarët e UÇK.

Ai është mbajtur mbi 24 orë në qeli dhe më pas u lirua me urdhrin për të lënë territorin e vendit. Deri në momentin kur ka dalë jashtë kufijve, ai është ndjekur nga efektivë të SHISH, njëri prej të cilëve sot është këshilltar i presidentit Ilir Meta.

Top Channel