Mbret për një ditë. Koleksioni i ri i stilistit të njohur italian Stefano Ricci

22/05/2019 22:55

Ai ka veshur Papën, aktorin me famë botërore Morgan Freeman, të jashtë zakonshmin Andrea Bocelli e madje edhe vetë Nelson Mandelen.

Stefano Ricci, stilisti i njohur Fiorentinas që nuk heziton ti zbukuroje kravatat me diamante, këtë here pati një ide tejet te veçantë për vendin ku do të zhvillonte prezantimin e krijimeve të tij të fundit për meshkuj. Koleksioni “Mbret për një ditë“ kërkonte një pasarelë të përshtatshme. Ndaj Ricci mori me qira as me shumë e as më pak sesa vetë “Versajen e Italisë“, siç njihet ndryshe pallati mbretëror i Caserta-s.

“Kam klientë shumë të pasur, për këtë nuk ankohem dot. Me të dalë fjala, njerëzit nisin e të afrohen shumë, përfshirë këtu dhe politikane e presidente”, thotë stilisti, Stefano Ricci.

Në biznesin e tij, Stefano ka angazhuar edhe të birin, Nicolo.

“Ndonjëherë kemi klientë që janë shumë strikte në kërkesat e tyre, i duhen për shembull pantallona, këmisha apo kostume për ndonjë rast shumë të rëndësishme, por eventin e kanë shumë afër, ndaj duhet t’ua bëjmë gati sa më shpejt. Dhe ndodh që për t’i marrë në kohë, dërgojnë avionet e tyre private! Janë raste ekstreme, por kjo është klientela jonë!”, thotë Niccolò Ricci, CEO i Stefano Ricci.

I krijuar në 1972-shin, Stefano Ricci ka sot më shumë 65 butikë në mbarë botën, ku gjen veshje meshkujsh të cilat nisin nga xhinset e deri tek kostumet elegante.

Top Channel