Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme eliminatore për Europianin 2020.

Edhe pse përballë rivalëve të lehtë në letër si Bjellorusia apo Estonia, trajneri Joakim Lëv e ka mbajtur linjën për të mos përfshirë veteranët e Bajernit dhe Dortmundit, duke i besuar talenteve.

Leroi Sane është pjesë e lojtarëve të përzgjedhur e me të gjitha gjasat do t’i besohet një fanelë titullari. Mes futbollistëve të Gjermanisë për ndeshjet eliminatore është vlerësuar edhe sulmuesi Marko Rojs, për sezonin fantastik me Borusian e Dortmundit, ndërsa mbetet jashtë Mario Gëtze.

Autori i golit që i dha Gjermanisë titullin kampion bote në në finalen ndaj Argjentinës, ka vuajtur oshilacione dhe nuk luan me kombëtaren prej dy vjetësh.

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros mungon gjithashtu për shkak të një dëmtimi, ndërsa portieri Bernd Leno ka zëvendësuar Ter Shtegen pas problemeve të këtij të fundit me gjurin.

Gjermania luan në stadiumin e Borisov në 8 Qershor ndaj Bjellorusisë dhe 3 ditë më vonë do të presë Estoninë në stadiumin e Majnzit.

Top Channel