Problemet më të shpeshta ortopedike që prekin kyçet e skeletit kockor të njeriut janë të lidhura me bursitin.

Bursit është enjtja apo dëmtimi i bursës, një qese e mbushur me lëng lubrifikues që ndihmon kockat të mos fërkohen me njëra-tjetrës gjatë lëvizshmërisë.

Dëmtimi i kësaj qese shkakton fillimisht enjtje e më pas deri në bllokimin e lëvizjes së gjumtyrit të prekur. Me të shpeshta këto dëmtime shfaqen tek personat që ushtrojnë aktivitet sportiv si notarët, harkëtarët, futbollistët si sportistët të tjerë.

Gjithashtu, moshat e treta preken nga këto probleme për shkak se lëng lubrifikues në trupin e tyre nis edhe pakësohet me kalimin e moshës. Dëmtimi i meniskut dhe ligamenteve është një tjetër shkaktar dhimbjesh në kategoritë e përmendura.

Bllokimi i gjurit bëhet gjithmonë e më i avancuar nëse nuk trajtohet në kohën e duhur. Por si trajtohen problemet më të shpeshta ortopedike? Sa na ndihmon kirurgjia? Po fizioterapia, sa e rëndësishme është pas operacionit? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel