Një 55-vjeçar nga fshati Dragoç i Shkodrës është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, si dhe në oborrin e banesës së tij ju gjetën të kultivuar disa fidanë Cannabis Sativa.

Mësohet se 55-vjeçari i arrestuar është me inicialet F.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278 e 284 të Kodit Penal.

Top Channel