Roma është vënë në kërkim të trajnerit të ri që do të ketë objektiv rikthimin e skuadrës në nivelet e larta europiane dhe emri më i përshtatshëm, sipas drejtuesve, është ai i Antonio Contes.

Drejtuesit e Romës mësohet se kanë gati ofertën faraonike 9.5 milionë euro në sezon për ish-trajnerin e Juventus dhe Chelsea. Që nga largimi i tij nga stoli i Bluve të Londrës, profili i trajnerit italian është lidhur me disa klube elitare të Kontinentit të Vjetër, që nga Reali i Madridit, Interi, PSG e deri te Bayern Munchen, por, me sa duket, e vetmja ofertë konkrete ka mbërritur për të nga Roma.

Sipas “Corriere della Sera”, oferta e majme e verdhekuqve i është propozuar prej disa javësh Contes, ndërkohë që të gjithë e jepnin të sigurt kalimin e tij tek Interi.

Sfida e 49-vjeçarit do të jetë ringritja e Romës në krye të klasifikimit, duke u shndërruar në rivale kryesore në luftën për titull.

Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare të trajnerit italian, që ndoshta pret të krijojë një ankand për shërbimet e tij.

Top Channel