Bëhet gjithmonë e më konkret interesimi i Atletico Madrid për Alex Telles. Mbrojtësi, i cili aktivizohet me skuadrën e Portos, është lojtari i përzgjedhur nga “Los Colchoneros” për të zëvendësuar Filipe Luis, i cili do të largohet nga skuadra spanjolle gjatë verës së ardhshme, pasi i skadon kontrata dhe mundësia për të rinovuar nuk ekziston.

Sipas medieve spanjolle, drejtuesit e Atletico Madridit, për të arritur te kartoni i 26-vjeçarit, janë gati të derdhin në arkat e portugezëve shumën e 38 milionë eurove.

Telles është nga pikat më të forta të skuadrës së Portos, madje shquhet edhe për atësitë finalizuese, teksa ka shënuar 3 gola në këtë sezon në kampionatin spanjoll.

Top Channel