Wake Up/ Raporti: Universitetet, mijëra euro për luks dhe 0 euro për kërkimin shkencor

16/04/2019 12:20

Qëndresa Qytetare bëri publik një raport në lidhje me mënyrën se si janë shpenzuar paratë në shtatë Universitetet Publike në vend.

Të dhënat u diskutuan për herë të parë në “Wake Up”. Migen Qiraxhi dhe Anila Salianji nga “Qëndresa Qytetare” thanë se pjesa më e madhe e universiteteve kanë bërë shpenzime të mëdha për sigurinë e godinave në institucionet e arsimit të lartë, kamera, roje private , makina, karburant, telefona, udhëtime, dieta dhe shumë pak ose aspak për kërkim shkencor, libra, publikime shkencore  etj.

Raporti përfshin një periudhë nga 1 shtatori i 2018 deri në muajin shkurt të 2019.

Top Channel