Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nxiti organet e drejtësisë që të hetojnë dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës në protestën e djeshme të opozitës.

“Nuk janë protesta të qytetarëve, por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria. Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar”, deklaroi Gjonaj.

“Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, shtoi ministrja.

Top Channel