Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme që ka në qendër largimin e të rinjve nga Kosova.

Seanca u thirr nga 41 deputetë të parlamentit të Kosovës, pas raportimeve të shumta për të rinjtë që braktisin vendin masivisht.

Por pavarësisht se problemi është shqetësues, sic raportojnë mediat lokale, ky problem duket se nuk është konsideruar shumë i rëndësishëm për kabinetin qeveritar, pasi në seancë, mungonin ministrat e qeverisë Haradinaj.

Madje, edhe numri i deputetëve në seancë, të interesuar për të debatuar mbi ikjen e të rinjve nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë, nuk është i madh.

Seanca e jashtëzakonshme, nisi me betimin e deputetit Rafet Rama, që do të zëvendësojë Nezir Qoqajn, me vendim të presidentit të Kosovës.

Top Channel