Në episodin e radhës “Diaspora” është rrëfimi i Anila Hykës, e cila është larguar në vitin 1992 nga Shqipëria pasi fitoi një bursë nga shteti norvegjez për të vazhduar studimet për shkenca kompjuterike në Universitetin e Oslos.

Ajo ka punuar në kompani të mëdha si Alkatel, Telenur, Erikson, dhe prej disa vitesh është një ndër drejtoret e projekteve të mëdha në telekomin francez.

Gjithashtu ajo ka realizuar disa aktivitete me komunitetin shqiptar në France. Anila Hyka është një ndër emrat më të suksesshëm të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë kufijve.

Rrëfimi e plotë të rrugëtimit të saj nga Norvegjia deri në Telekomin francez do të mund t’a ndiqini sonte në orën 20:00 në kanalin e Top Channel në Youtube.

Top Channel