I madh dhe i bëshëm, i tepruar dhe shumë i ëmbël. Gérard Depardieu feston ditëlindjen e tij të 70, duke qenë për dekada një simbol i popullit francez, që para tij kishte qenë aq i mishëruar në mit vetëm falë Jean Gabin dhe Brigitte Bardot.

Ai u lind më 27 dhjetor 1948 në Chetauroux, në pyjet e mëdha në luginën e Loire, në fshatin që u shkrumbua nga zjarri në vitin 1356 nga Princi i Zi. Prej këtej ka marrë dhe nofkën që e njohin prej dekadash të gjithë.

Një aktor i famshëm, me një personalitet të diskutueshëm dhe të zjarrtë, të mjaftueshme për ta bërë atë të heqë dorë nga nënshtetësia franceze në kundërshtim me ligjet tatimore të paraqitura nga Presidenca Hollande dhe për të marrë në vitin 2013 atë ruse, që i ishte ofruar nga Presidenti Putin.

Top Channel