Rreth orës 19:30, kryeministri Rama njoftonte përmes një postimi në “Twitter” se është takuar me disa studentë e pedagogë të Gjeologjikut, ku siç shprehet ai pati një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun.

E ftuar në studion e Open ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila e ka vënë në dyshim se ky takim ka ndodhur realisht.

“Përse e mban të fshehtë Rama këtë takim?! A ka ndodhur ndonjëherë që Rama të jetë në ndonjë aktivitet, e të mos jetë live të paktën tek ERTV?!”, këto pyetje që ngre Vokshi, janë edhe baza e dyshimit nëse ka ndodhur apo jo një takim i tillë.

Më tej, ajo shton se edhe vetë studentët deri më tani nuk e kanë pranuar që një takim i tillë të ketë ndodhur.

Ndërkohë që i kontaktuar nga emisioni “Open”, dekani i Gjeologjikut, ka pranuar që ka qenë në atë takim.

Top Channel