Komisioni Europian u dorëzoi shteteve anëtare raportin për avancimin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe thelbi i tij, sipas radios Europa e Lirë është i qartë: Serbia nuk ka përparim në fushat kyçe.

Bëhet fjalë për një dokument të brendshëm, i cili shërben për shkëmbim të mendimeve midis vendeve anëtare.

Raporti konstaton se mungojnë rezultate të prekshme në fushat kyçe, si: reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias. Ai po kështu vë në dukje se zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Hetimin dhe Prokurimin e Krimeve të Luftës “është shumë i ngadalte”.

Avancimi në kapitujt 23 dhe 24 si dhe qasja konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, janë vendimtare për Serbinë, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së të autorizojnë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave.

Top Channel