Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Open” të Eni Vasilit, teksa foli për operacionin e policisë në Has ku u zbulua një laborator heroine, tha se policia arrestoi vetëm fshatarët dhe jo bosët e vërtetë të drogës.

“Nuk u kapën bosët në Has, por fshatari dhe e shoqja e tij, një elektricist, një zjarrfikës dhe një biznesmen turk. Ajo sasi droge nuk mund të lëvizë pa garanci nga politika. Kjo është shumë më e madhe se Xibraka, është më e madhe se Maminasi. Është 5.2 ton heroinë e konvertuar”, tha Berisha.

Më tej, ai tha se është dekonspirua edhe operacioni, ku në pranga u vunë disa pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak.

  Berisha në “Open”: Policia dekonspiroi operacionet e ndërkombëtarëve

Berisha publikoi edhe një foto të kryeministrit Rama me një person, për të cilin tha se është anëtar i kësaj familje. Sipas Berishës, foto është shkrepur gjatë fushatës së fundit.

“Kjo është vetëm njëra anë, pasi ka dhe video dhe detaje të tjera. Të Ramës me Avdylët, të Gjushit me Avdylët. Gjushi, me urdhër të Avdulit, ka emëruar kryeinspktorin e Durrësit për mjedisin”, tha Berisha.

Top Channel