Nuk ka fitues në ndeshjen mes Kastriotit dhe Laçit e vlefshme për javën e pestë të kategorisë Superiore. Në stadiumin ‘Redi maloku’ të dyja skuadrat barazuan 1-1 duke marrë nga 1 pikë secila.

Ishte një sfidë që pati brenda saj edhe 2 kartona të kuq; nga 1 për çdo skuadër; Çela për Kastriotin dhe Najdenov për Laçin ishin ata që u ndëshkuan në këtë ndeshje.

U duk se gjithçka po shkonte drejt një rezultati 0-0 kur Kastrioti e zhbllokoi atë me anë të Xhunior në minutën e 79-të të sfidës. Ekuilibri zgjati vetëm 10 minuta pasi në të 89 minutë Laçi barazoi me golin e Fangajt.

Pas kësaj ndeshjeje, Laçi shkon në 7 pikë, po aq sa edhe Flamurtari, ndërsa Kastrioti ngjitet në 4 pikë.

Top Channel