Liverpool nuk ndalet Premier League angleze. Skuadra e The Reds fitoi në Wembley ndaj Tottenhamit 2-1 duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi, ndërkohë që vetë është në kuotën e 15 pikëve pas 5 javëve kampionat.

Liverpool priti minutën e 39 për të marrë avantazhin me Wijnaldum, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, Firmino dyfishoi shifrat në 2-0 për skuadrën e Jurgen Klopp që pati mundësi për të thelluar rezultatin por pa ia dalë mbanë.

Minutat e fundit ishin drithëruese për Liverpoolin pasi Tottenhami shkurtoi diferencën e rezultatit me Lamelën, ndërkohë që pak minuta më vonë rrezikoi edhe me koreanojugorin Son.

Top Channel