Rakitiç ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet se mund të largohej në drejtim të PSG nga Barcelona në merkaton e verës.

Rakitiç është shprehur se nuk e ka çuar asnjëherë ndërmend të largohet nga Barcelona, ndërsa thotë se është pjesë e klubit më të mirë në botë.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime. Ishin ditë në të cilat mendova disi dhe dola në përfundimin se jam një futbollist me fat”, ka thënë fillimisht ai. “Jam në klubin më të mirë në botë dhe të luash për Barçën është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Kam kontratë deri në vitin 2021, por shpresoj të rinovoj për një kohë akoma më të gjatë”, u shpreh Rakitiç.

Top Channel