Serbi, qëllohet me gurë autobusi i linjës Këln-Prishtinë

09/09/2018 22:34

Një ditë e tensionuar ka qenë kjo e diel mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçic u ndalua nga banorët e Drenicës të shkelte në trojet më të prekura nga lufta me Serbinë dhe gjenocidi i Millosheviçit, një autobus me pasagjerë nga Kosova është qëlluar me gurë në territorin serb.

Mediat serbe raportojnë se autobusi ishte nisur nga Këlni i Gjermanisë dhe do kishte si destinacion Prishtinën.

“Sot në Serbi është sulmuar ky autobus me udhëtar që duan të bëjnë pushime në Kosovë”, ka shkruar denoncuesi Mentor E. Rama, raportojnë mediat kosovare.

Top Channel