Pogradeci njihet për natyrën e veçantë, mikpritjen dhe liqenin, por këtë vit duket se bregu liqenor u pushtua nga shezllonet dhe çadrat private duke mos lënë vend për ata të cilët duan të pushojnë në plazhin publik.

Sezoni veror ka sjellë më shumë pushues ndërsa liqeni i Ohrit dhe rëra janë një atraksion i padiskutueshëm.

Qyteti prej vitesh siguron pushime komode dhe i ka shtuar së shumti turistët nga viti në vit. Ai zgjidhet kryesisht nga më të moshuarit por edhe për fëmijët për të cilët preferohen temperatura disi të ulëta.

Ajo që të bie në sy gjithashtu është se rojet e plazhit mungojnë.

Si të mos mjaftonin këto edhe trotuaret dhe vendet e parkimit të automjeteve përgjatë shëtitores kryesore janë zaptuar nga tavolinat duke lënë shumë pak hapësirë publike për pushuesit.

Top Channel