Trajneri i Juventusit ka një lloj “alkimie” me “pankinat e arta”, duke fituar plot 4 herë trofeun individual në futbollin italian, madje me 3 ekipe të ndryshme.

Por, nëse në muzeun e tij personal ka këto trofe, tekniku i kampionëve të Italisë ka vërtet një pankinë të artë në dispozicion, për të ndryshuar ndeshjet nëse formacioni nuk shkon siç duhet.

Massimiliano Allegri ka luksin të ndryshojë njerëzit dhe sistemin e lojës, në bazë të kontekstit të ndeshjes dhe vështirësisë së kundërshtarit. Trajneri ka treguar që është i aftë, por po kaq të aftë janë edhe drejtuesit, që i kanë garantuar një stol që fare mirë do të ishte titullar në çdo ekip europian.

Rezervat e Juventusit do luanin një vend në çdo formacion të ekipeve të Championsit. Ka një përzierje veteranësh që ishin në fushë në finalen e Botërorit, si Mandzukiç apo Matuidi, ka eksperiencë në prapavijë, por edhe ekspertë në arenën ndërkombëtare. “Zonja e vjetër” mund të krenohet se pankina e saj ka një vlerë në tërësi shumë të lartë në merkato.

Plot 282 milionë euro, diçka më shumë apo më pak, kushtojnë lojtarët që nuk konsiderohen zgjedhje e parë, siç konfirmoi transferta e Veronës. Emre Can, Bernardeschi apo Rugani janë ata që ngrenë dukshëm shifrën e milionave. Trajneri i Juventusit ka fituar ndeshje vendimtare me lëvizjet nga pankina, e kjo e fundit ishte shembull i qartë.

Top Channel