Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BOTËRORI, ARGJENTINASI PITANA DO TË ARBITROJË FINALEN

FIFA ka përcaktuar arbitrat që do të gjykojnë dy ndeshjet e fundit të Botërorit. Finalja e madhe mes Francës dhe Kroacisë do të arbitrohet nga argjentinasi Pitana, ndërsa arbitri i Belgjikë-Angli do të jetë iraniani Faghani.

 

FINALJA E BOTËRORIT, DOMINON…ATLETICO MADRID

Atletico Madrid është klubi që ka më shumë përfaqësues në finalen e Botërorit të Rusisë. Skuadra madrilene ka 4 futbollistë të saj, që do të luajnë më 15 korrik: Griezmann, Vrsaljko, Lucas e Lemar.

 

FINALET E BOTËRORIT JANË ÇËSHTJE EUROPIANE

Finalja e Kupës së Botës do të diskutohet nga dy ekipe europiane. Kjo do të jetë hera e 9, që dy ekipe nga kontinenti i vjetër luftojnë për trofeun botëror në histori, kundrejt dy rasteve kur në finale kanë qenë amerikano-latinët.

 

BOTËRORI I RUSISË, KOMPETICIONI MË “FAIR PLAY” NË 40 VITE

Botërori i Rusisë ka rezultuar turneu më “Fair Play” në 40 vitet e fundit. Deri tani janë ndëshkuar me kartonë të kuq vetëm 4 futbollistë. Në Brazil e Afrikën e Jugut u shënuan respektivisht 10 dhe 17 kartona të kuq.

 

FIFA KONFIRMON: NUK KA RASTE DOPINGU NË BOTËROR

Botërori i Rusisë është i pastër nga dopingu. FIFA ka konfirmuar se nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv deri në gjysmëfinale, në mbi 2.000 kontrolle të kryera.

 

Top Channel