Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

ANGLIA KËRKON SOT KUALIFIKIMIN
Botërori mbyll sot xhiron e dytë të ndeshjeve në grupe me Angli-Panama në orën 14, Japoni-Senegal në orën 17 dhe Poloni-Kolumbi në 20

MESSI FESTON 31-VJETORIN
Lionel Messi feston sot 31 vjetorin e lindjes me trishtim se Argjentina mund të mos kalojë grupin. Urimin e parë e ka marrë nga bashkëshortja Antonela me postimin e saj në instagram

FIFA HETIM PËR XHAKËN E SHAQIRIN
FIFA ka nisur një hetim disiplinor për Xhakën e Shaqirin për gjestin e shqiponjës duke e konsideruar politik. Nën hetim është edhe serbia për sjelljet me karakter politik të tifozëve

LINEKER: NË FUND FITOJNË GJERMANËT
Geri Lineker, ish-ylli i konbëtares anhlese dhe sot një prej moderatoreve më të mirë te sportit ka risjellë më vëmndje shprehjen e tij të para 20 viteve: futbolli luhet nga 22 njerëz dhe në fund fiton gjithnje Gjermania

KOREJA SULMON SISTEMIN VAR
Vijnë akuzat e para për sistemin VAR. është trajneri i Koresë së jugut që mendon se ka qenë i gabuar vendimi i arbitrit në golin e dytë të ndeshjes me Meksikën.

Top Channel