“Portokalli” vazhdon! Çdo të dielë, në Top Channel me “Sekretet” e saj

22/06/2018 15:33

Mbrëmjet e së dielës me humorin e Portokallisë nuk kanë mbaruar. Për 12 javë resht në Top Channel skuadra e Portokallisë do të vijë në një format të ri, duke na treguar të fshehtat e humorit të tyre. “Sekretet e Portokallisë” vendos edhe aktorët në rolin e publikut, këtu ata lejohen të qeshin.

“Në gjithë këto vite që Portokalli është në Top Channel gjithë procesi i realizimit është i monitoruar, brenda saj ka mund, pasion, lodhje, sakrificë sigurisht dhe shumë humor. Këtë pjesë pashfaqur të Portokallisë menduam që do ishte mirë që publiku ta njohi”, thotë Altin Basha.

Aktorët do të zbulojnë për publikun gjatë muajve të verës çdo moment të punës së tyre, para produktit final, atë që ata nuk e kanë parë në sallë apo përmes ekranit të Top Channel.

Top Channel