Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

DITA E ANGLISË, BELGJIKËS DHE SUEDISË
Në ditën e 5-të të Botërorit do të zbresin në fushë Anglia, që përballet me Tunizinë në orën 20. Përpara tyre, Belgjika përballet me Panamanë në orën 17, dhe Suedia në orën 14 me Korenë e Jugut.

KOREANËT NDËRROJNË NUMRAT NË STËRVITJE
Trajneri i Koresë së Jugut ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i shpëtuar spiunazhit të skuadrave të tjera. Përveç yllit Son Heung-min dhe kapitenit Ki Sung-yueng, të tjerët kanë ndërruar numrat gjatë stërvitjes së fundit.

GOLI NDAJ GJERMANISË, TËRMET NË MEKSIKË
Goli i shënuar nga Meksika ndaj Gjermanisë ka gjeneruar në mënyrë artificiale një tërmet. Sipas “Sisma detector”, në orën 10:34 me atë lokale është shënuar një lëkundje me magnitudë 4.

NDESHJA PERFEKTE E VALON BEHRAMIT
Ndërsa duhej të ishte ndeshja perfekte e Neymar, futbollisti më i mirë i ndeshjes u shpall Valon Berhami. Futbollisti me origjinë shqiptare ka marrë notën më të lartë për mënyrën sesi neutralizoi brazilianin.

TITE, AKUZA ARBITRIT TË NDESHJES
Vijnë akuzat e para për gjykimin. Trajneri i Brazilit, Tite akuzoi arbitrin për një faull të padhënë në dëm të Mirandës, nga autori i golit Zuber. “Nuk justifikoj rezultatin, por ishte faull i qartë”.

Top Channel