Tjetër “gabim” i Higuain, humb përqafimin me Dybala (Video)

05/06/2018 14:23

Është kritikuar shumë vitet e fundit për rastet e pastra për shënim që ka humbur me kombëtaren e Argjentinës në finalet e fundit të Botërorit dhe Kupës së Amerikës.

Gonzalo Higuain tashmë kritikohet edhe kur është në stërvitje. Një video që po bën xhiron e botës tregon se si sulmuesi i Juventusit nuk arrin dot të përqafojë kolegun e tij Paulo Dybala, edhe pse e ka shumë afër.

“Higuain duke gabuar një përqafim ndaj Dybala. Jemi ne të këqinjtë pastaj”, lexohet në një koment në Twitter që ka marrë rreth 20 000 pëlqime.

Top Channel