Organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi, gjatë protestës së djeshme në Tiranë, pasi kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” u godit me shkop gome nga policia.

“Reporterët pa Kufij” shprehen se, kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia. Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së PD-së, duke marrë plagë në kokë e duke përfunduar në spital.

“Reporterët pa Kufij” është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.

Top Channel