Nga Pirlo te Maldini, yjet e futbollit italian siç nuk i keni parë kurrë… – VIDEO

22/05/2018 22:15

Mbi 50 kampionë të dikurshëm të futbollit botëror u bënë bashkë në ndeshjen e lamtumirës së Andrea Pirlos një natë më parë në “San Siro”.

Emocione të jashtëzakonshme përjetuan të pranishmit që kishin mbushur stadiumin duke parë yjet që i kanë duartrokitur për vite me radhë.

Ronaldo, Maldini, Totti, Del Piero, Shevchenko, Inzaghi, Cafu, Buffon, Lampard, Pato, Vieri, Tevez, Baggio, Cassano, Nesta, Sedorf, Gatuzo, e shumë të tjerë u mblodhën nga Pirlo.

Por pas mbylljes së ndeshjes për ish-yjet e futbollit italian aty nisi festa. Një video është publikuar ditën e sotme, ku ata që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme ndër vite nuk i mbajnë më këmbët.

Gattusso, Ambrosini, Maldini e të tjerë e kanë tejkaluar me pijen ndërsa mundohen të përshëndesin edhe një herë yllin e futbollit italian Andrea Pirlo.

Top Channel