Heroi Deadpool rikthehet në ekranin e madh të kinemave botërore, e paralel me to vjen për publikun shqiptar edhe në rrjetin “Imperial”.

Pasi i mbijetoi një sulmi pothuajse vdekjeprurës, Wade Wilson, i shpërfytyruar përpiqet që të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa përpiqet të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.

Pasi qëndroi për tre javë në krye të klasifikimeve dhe mundi të mblidhte rreth 509 milionë dollarë, “Avengers: Infinity War” i ka lënë vendin një tjetër prodhimi të Marvel Studios. Këtë javë është “Deadpool 2” ai që ka mbledhur 301 milionë dollarë nga 4 350 kinematë e shfaqura në mbarë botën.

Producentët dhe stafi realizues i serisë së dytë të “Deadpool” nuk kanë asgjë për t’u ankuar për këtë film, pasi rendidet i treti në listën e filmave më të ndjekur momentalisht, menjëherë pas “Avengers:Infinity War” dhe “Black Panther”. Veç kësaj, është renditur nga Fox si filmi i dytë me të ardhurat më të larta të mbledhura gjatë shfaqjes së fundjavës gjatë gjithë historisë së kinematografisë.

Tashmë, “Deadpool” konsiderohet si një trashëgimi e aktorit Ryan Reynolds në rolin kryesor, pa të cilin seritë e këtij filmi nuk mund të kuptohen.

Top Channel