Zikaltrit në festë! Inter fiton “finalen” me Lazion dhe merr biletën për Champions League.

Interi triumfoi në një ndeshje të madhe ndaj Lazios në “Olimpico” 2-3, ku edhe pse ishte në avantazh arriti të përmbys gjithçka.

Perisic shënoi autogol në minutën e 9, ndërsa D’Ambrosio barazoi shifrat në minutën e 29. Por Lazio nuk e kishte mbyllur këtu këtë 45 minutësh, pasi kaloi në avantazh me brazilianin Anderson.

Në pjesën e dytë, Interi bëri të gjitha përpjekjet për të përmbysur rezultatin dhe brenda 3 minutave në “Olimpico ndyshoi gjithçka. Icardi barazoi shifrat, Lulic u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutën e 81 Vecino shënoi golin më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke dërguar Interin në Champions League.

Festë te Inter e lot te Lazio…

Top Channel