Marrë nga The Guardian – Arsen Venger nuk ishte trajneri i parë i huaj që mori në drejtim një skuadër të madhe angleze, por kur ai mori drejtimin e Arsenalit në vitin e largët 1996, mund të shihej lirisht edhe si marsian; një trajner francez pa përvojë, një ish-futbollist i rëndomtë dhe me disa ide të çuditshme (për kohën) përsa i përket regjimit ushqimor.

Me të drejtë, në atë kohë lojtarët dhe tifozët e klubit ishin skeptikë dhe sërish, pas njoftoi tërheqjen nga detyra si trajner i “Topçinjve”, 22 vite më vonë, idetë e tij janë bërë pjesë e pandashme e futbollit.

Para se të merrte Arsenalin kishte drejtuar një klub futbolli në Japoni, një vend “ekzotik” për futbollin e atyre viteve. Ata pak trajnerë jo britanikë që kishin drejtuar “Topçinjtë” para Vengerit ose kishin qenë lojtarë të mëdhenj, ose dështime monumentale, ose që të dyja bashkë. Venger nuk ishte çfarë të humbte, por vetëm të guxonte dhe t’i jepte një shtysë karrierës së vet në këtë sport.

Me keq akoma, Venger kishte në xhep një diplomë për shkencat ekonomike, në një kohë kur futbollisti mesatar për nga niveli i inteligjencës në ato vite thërritej “profesor”. Venger e tregoi që në konferencën e parë për shtyp se kishte pranuar detyrën për të qendruar gjatë. Pikërisht në këtë konferencë, ai foli për 50 minuta dhe ndër të tjera theksoi edhe rëndësinë e brokolit në dietën e një futbollisti.

“Venger na la me gojë hapur për 50 minuta”, deklaronte një gazetarë i atyre viteve.

Fitoret e para ishin një produkt rrethanash, që ai i shfrytëzoi maksimalisht. Ishin vitet kur sapo nisën të rrithnin paratë e të drejtave televizive në Premier Ligë dhe duke kombinuar këto para me rregullin Bosman, që në 1995 u lejoi klubeve që të merrnin lojtarë me parametra zero, tërhoqi tek Arsenali një sërë talentesh nga e gjithë europa.

Taktikisht ringjalli një mbrojtjen me lojtarë që kishte trashëguar nga paraardhësit e tij dhe lidhi mesfushën me sulmin falë edhe zbuluesve të tij, që i bënë dhuratë gjeniun Thierry Henry.

Kaq mjaftoi dhe revolucioni nisi. Nuk la jashtë vëmendjes teknikat në trajnim, heqjen e vesit të pijes, që kishte futur në një spirale telashesh klubet angleze, kishte shkatërruar qindra karriera dhe zëvendësimin e këtij vesi me një dietë të shëndetshme, palestrën dhe përqendrimin.

Në kohën kur kërkimi për lojtarë të rinj dhe premtues përqendrohej vetëm në Angli dhe Irlandë, kontaktet, zbuluesit dhe intuita e Vengerit u hodh në Europën Kontinentale dhe theu tabunë e paragjykimit dhe raciste për lojtarët me ngjyrë të huaj, duke nënshkruar menjëherë me Patric Viera.

Revolucioni i tij ishte i suksesshëm, edhe përtej pritshmërive të tifozit më optimist të Arsenalit. Në vitet që pasuan skuadra zhvillonte një futboll argëtues, që u konkretizua me një fitore të dyfishtë të Premier League dhe FA Cup, fillimisht në 1998 dhe më pas në 2002. Në 2003-2004 fitoi sërish titullin kampion në një sezon.

Ky ishte titulli i fundit kampion dhe sa më shumë vonohej ky titull, aq më të fortë bëheshin zërat që kërkonin largimin e Venger.

Në vitet që pasuan Arsenali zhvillonte një futboll argëtues, por dukej sikur Venger e kishte humbur “shqisën” e zbulimit të talenteve të reja, siç kishte bërë në vitet e para me “Topçinjtë”.

Goditja përfundimtare do të mbërrinte nga faktorë që nuk vareshin prej tij. Marrja e Chelseat dhe e Manchester City-t nga miliarderë të gatshëm që të shpenzonin shuma marramendëse për yje, jo vetëm të Premier Ligague, por edhe të kampionateve të tjera elitare europiane, shpejt e shndërruan Arsenalin në një skuadër “mesatare” në Angli, megjithatë merita e tij është se i hapi rrugën i pari ideve dhe lojtarëve të huaj në Angli.

Top Channel