Spektakël zhytjesh në NBA. Jashtëtokësorë! (Video)

18/02/2018 08:53

NBA dha spektakël me konkursin e zhytjeve në fundjavën e “All-Star Game”.

Shumë argëtues dhe fantastik si gjithmonë, falë basketbollistëve që tregojnë aftësitë e tyre gati të mbinatyrshme në konkurrencë me njëri-tjetrin për zhytjen më të bukur, spektatorët mbetën gjithë kohën në këmbë duke duartrokitur.

Fitoi Donovan Mitchell, debutuesi i këtij sezoni i cili u zgjodh si numri 13 në draft nga Utah Jazz. Ai veshi bluzën e Vince Carter për të nderuar atë që konsiderohet si zhytësi më i mirë i historisë.

Në finale, Donovan mposhti Larry Nance Jr., ish-lojtarin e Lakers, që tashmë luan për Cavaliers.

Top Channel