Qeveria e Kosovës miraton Demarkacionin, pritet votimi në Kuvend

17/02/2018 11:23

Në mbledhjen solemne pjesë e axhendës së pavarësisë qeveria e Kosovës miratoi aneks marrëveshjen me Malin e Zi, një plotësim i marrëveshjes ekzistuese për shëninim e vijës kufitare. Marrëveshja u miratua me shumice votash dhe i kalon Kuvendit.

Me kërkesë të qeverisë së Kosovës, seanca për demarkacion nga e diel pasdite shtyhet për të martën.

Kjo ish dhe një kërkesë e përfaqësuesve të LDK, gjatë takimeve të përfaqësuesve të partive politke kosovare me përfaqesues të BE, për shkak se disa deputetë ndodhen jashtë vendit.

Nga burime brenda Kuvendit Top Channel mëson se shumica e tyre janë zotuar se do ta votojnë demarkacionin. Vetëvendosja me 32 deputetë është kundër. Po sipas burimeve pritet edhe vota pro e disa deputetëve serbe.

Në çdo rast burimet i thanë Top Channel se në konferencën e sigurisë në Mynih ku presidenti Thaçi ndodhet prej ditës së djeshme, do të takohet me presidentin Vuçiç për t’i kërkuar që të ndikojë te deputetët serbë të Kosovës që të votojnë pro demarkacionit.

Debati politik shndërrohet në një betejë votash që rezultatin do ta ketë të martën.

 

Top Channel