Aktori Arben Derhemi ka qenë një prej artistëve të vënë përballë ministres së Kulturës në emisionin “Top Show”. Teksa e cilësoi godinën e teatrit kombëtar, si pjesë e historisë së vendit theksoi se artistët nuk do ta lëshojnë atë ndërtesë

“Teatri Kombëtar është lënë vetë në atë gjendje, nuk ka pasur investime. Nga planimetria e hartës Historike së Tiranës është zhdukur territori i Teatrit Kombëtar. Do të kërkojmë një institucion për rikthimin e godinës së “Teatrit Kombëtar” në gjendjen që ishte që në kohën e Italisë. Ne e duam sepse është pjesë e historisë së këtij kombi. Janë 80 vite sot që është ndërtuar, edhe pak bëhen 100 vite. Ne nuk do të dalim nga ai tempull, do ta mbrojmë me gjakun tonë”, tha aktori Arben Derhemi.

Top Channel