Moura la PSG për Tottenhamin, “Le Parisien”: Ishte spiuni i ekipit

02/02/2018 11:18

Largimi i Lucas Mouras nga Paris Saint Germain në drejtim të Tottenhamit nuk u bë për respektimin e rregullit të “Fair Play”-t financiar, por për arsye disiplinore.

Kjo është ajo që publikon e përditshmja franceze “Le Parisien”, sipas së cilës, klubi transalpin ka zbuluar se ishte pikërisht braziliani, së bashku me Ben Arfa, ata që tregonin në media problemet e PSG-së.

Po sipas “Le Parisien”, largimi i Lucas Moura nuk u prit mirë nga pjesa tjetër e futbollistëve, të cilëve me sa duket nuk u pëlqeu forma e gjetur nga drejtori sportiv i klubit, Antero Henrique, për ta larguar brazilianin nga kryeqyteti francez, diçka që ai e kërkoi me këmbëngulje.

Ai që mori rolin e zëdhënësit të futbollistëve të Parisit ishte Neymar, i cili e konsideroi të padrejtë largimin e bashkëkombasit të tij në drejtim të Londrës.

“Nuk është e drejtë, por nuk jam unë pronari i skuadrës”, tha braziliani Neymar.

Top Channel