Aubameyang, zyrtarisht nga Dortmundi tek Arsenali

31/01/2018 12:35

Dita e fundit e merkatos, si gjithmonë dhuron surpriza dhe kalime të befasishme.

Edhe pse përflitej prej kohësh, vetëm sot është zyrtarizuar kalimi i Pierre-Emerick Aubameyang te “topçinjtë” e Londrës, Arsenali.

Një komunikatë zyrtare shoqëroi largimin e tij nga Borussia Dortmund, e në të njëjtën kohë edhe ajo e zëvendësuesit të tij, Michy Batshuayi nga Chelsea.

“Përveç disa momenteve të pakënaqshme të javëve të fundit, historia mes Borussias dhe Aubameyang ka qenë e mbushur me suksese”, deklaron drejtori sportiv i ekipit gjerman, Zorc.

Ish-futbollisti i Milanit ka kryer kontrollet mjekësore tek Arsenali mëngjesin e kësaj të mërkure, për një shumë prej 60 milionë paund.

Top Channel