“Divorci” Chelsea-Conte, italiani mbush xhepat me 10.5 mln euro

30/01/2018 13:46

Me shumë mundësi nuk do ta drejtojë më Chelsean sezonin e ardhshëm, por tekniku italian Antonio Conte nuk ka aspak ndërmend të dorëhiqet.

Sipas asaj që publikon tabloidi britanik “The Sun”, italiani, që duket se e ka të sigurtë tashmë divorcin me “blutë” e Londrës, nuk do t’i falë asgjë klubit anglez.

Kështu, pavarësisht se divorci në fund të këtij sezoni duket i pakthyeshëm, Conte ka ndërmend “të hakmerret” duke përfituar pagat deri në fund të kontratës aktuale, që do të thotë se pritet të fitojë edhe 10.5 milionë euro duke qëndruar në shtëpi apo me pushime.

Sa i përket të ardhmes së tij ka disa alternativa. Ndoshta një rikthim te Kombëtarja e Italisë, por në garë për shërbimet e tij janë edhe PSG dhe Real Madrid. Ndërkohë që në Londër, emri më i mundshëm që po lakohet si pasuesi i Contes është ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Top Channel