Skandalet e kinematografisë, akuza ndaj Casey Affleck trondit “Academy Awards”

26/01/2018 13:55

Fituesi i çmimit “Oscar”, Casey Affleck është tërhequr nga ceremonia e sivjetshme e “Academy Awards”. Sipas traditës, Affleck, që vitin e kaluar mori çmimin e aktorit më të mirë me filmin “Manchester By The Sea”, duhet të dorëzonte sivjet çmimin e aktores më të mirë.

Por vëllai i yllit të “Hollywood”-it, Ben Affleck, është akuzuar nga dy pjesëtare femra të stafit të tij për ngacmime seksuale, të cilat datojnë në vitin 2010, kur ishte ende i martuar.

42-vjeçari i mohon të tilla pretendime dhe çështjet duket se kanë marrë zgjidhje jashtë sallës së gjyqit. Por, ato u rikthyen sërish në vëmendje gjatë kësaj periudhe, kur olimpi i kinematografisë u trondit nga rrëfimet e abuzimeve të producentit Harvey Weinstein.

Weinstein, Kevin Spacey, Matt Lauer dhe Charlie Rose janë disa prej njerëzve të famshëm që kanë humbur punën prej akuzave për ngacmime seksuale.

Praninë e tij në ceremoninë më të pritur të botës së kinematografisë nuk e ka konfirmuar ende as aktori tjetër i njohur, James Franco, i përballur me akuza të ngjashme. Pesë femra janë ankuar për sjellje të pahijshme nga ana e tij, e thonë se Franco shfrytëzonte sidomos besimin e vajzave të reja, që kërkonin të hynin në industrinë e filmit.

Top Channel