Prezantimi spektakolar i Alexis Sanchez (Video)

22/01/2018 21:56

Manchester United zgjodhi një mënyrë tepër të veçantë për të prezantuar Alexis Sanchez.

Në një video 36-sekondëshe, sulmuesi nga Kili duket në fillim duke i rënë pianos e më pas, me fanellën e klubit të ri veshur, duke vizituar për herë të parë stadiumin “Old Trafford”.

Alexis Sanchez i kushtoi “Djajve të Kuq” 35 milionë paund, 20 për Arsenalin dhe 15 për agjentin e sulmuesit kilian.

Investimi i bujshëm i skuadrës që synon titullin kampion në Angli u bë kur Sanchez ishte duke firmosur me Manchester City, një surprizë e pakëndshme dhe e radhës në karrierë që Mourinho i bën homologut të tij Pep Guardiola. Sanchez do të fitojë 450 mijë paundë në javë në “Old Trafford”, për këtë sezon dhe 4 të tjerët në vazhdim.

Top Channel