Modelja më e paguar në botë

16/01/2018 11:02

Kendall Jenner ka rrëmbyer titullin si modelja më e paguar në botë, të cilin deri para pak kohësh e mbante Gisele Bundchen. Titull të cilën supermodelja e “ruante” prej 15 vitesh.

Sipas një shkrimi të Forbes, kushtuar modeleve më të paguara, të ardhurat e Jenner kapin shifrën e 22 milionë dollarëve në vit.

Përveçse modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner është personazhi më i famshëm edhe në rrjete sociale, ku vetëm në Instagram ajo numëron rreth 86 milionë ndjekës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel