Trotuar/ “Jam gjykuar në nder…”, ish-banorja e BBVA5: Ja pse zgjodha të lidhesha vetëm me një djalë në ‘Përputhen’

10/05/2026 22:27

Ish-banorja e BBVA5, Stelina Kurila në rubrikën ‘Trotuar’ në E Diell foli për rrugëtimin e saj në ‘Përputhen’.

Stelina tha se gjithmonë ka dashur që në jetë të ketë një dashuri të vetme në jetë, ndaj dhe rrugëtimin e saj në ‘Përputhen’ e nisi dhe e përfundoi me Keijsin.

Ajo shtoi se është gjykuar për disa veprime që ka bërë sepse sipas saj shoqëria jonë e ka shumë të rëndësishëm nderin e femrës.

“Ne vijmë nga një shoqëri, ku femra është shumë e dobët në kuptimin e mirë të fjalës, pra ne nderin e femrës e kemi shumë të rëndësishëm. Jam gjykuar në disa veprime në të cilat unë mund të kem bërë. Por duke marrë parasysh që dalja ime e parë televizive vjen nga ‘Përputhen’, një format ku ti je e lirë të njohësh njerëz të ndryshëm, unë zgjodha që këtë rrugëtim ta nisja dhe përfundoja me një djalë të vetëm. Është gjithmonë shumë bukur që të jesh ekskluzive, pse jo. Unë e kam dashur gjithmonë një dashuri të vetme në jetë, por disa gjëra nuk i zgjedhim dot dhe nuk janë në dorën tonë”, tha Stelina.

Top Channel