Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Foni Ilia, psikolog klinik. Ai ka folur më shumë mbi marrëdhëniet por jo vetëm…
A mundet një burrë i martuar të dojë një vajzë tjetër paralelisht?
“Po, ka vend zemra për të gjithë. Fillon krahasimi, me atë që e ka në shtëpi, me atë që nuk e ka në shtëpi. Në çastin që fillon krahasimi, ai shikon pika që i duhen, ndoshta gjen veten tek ajo tjetra.
Dhe rastet janë të pafundme që ai e ka lënë gruan me fëmijë dhe ka marrë këtë tjetrën. Pra e ka dashur këtë tjetrën. Lëri këto opsionale, nuk po them për ato epshe spontane që rastësisht të ndodhi diku, nuk po themi për këto. Po flasim për një jetëgjatësi. Ka njerëz që krijojnë lidhje afatgjata me një tjetër jashtë martese. Ka dhe nga ato lidhje që bëhen dhe me miratimin e gruas shumë herë…”, tha ai.
Top Channel