Nga “Transformers” te “Winnie-the-Pooh”, ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori legjendar i zërave në filmat e animuar 27/08 17:27
Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin veror me një koncert festiv madhështor në zonën e “Plazhit të Ri” në Lungomare.
Për kënaqësinë e publikut vlonjat, të cilët ishin të shumtë në numër, por edhe pushuesve vendas e të huaj që ndoqën “live” eventin festiv, performuan këngëtarët më në zë të muzikës vendase.
“Val On” titullohet programi i Bashkisë së Vlorës në kuadër të çeljes zyrtare të sezonit veror, që zhvillohet në Vlorë në datat 9 dhe 10 Maj.
Nata e parë festive u mbyll në qytetin bregdetar me një spektakël fishekzjarrësh, për të lancuar nisjen e një vere që synon të thyejë çdo pritshmëri në numrin e turistëve në qytet.
Top Channel