“Një burrë i martuar mund të dojë dhe një vajzë tjetër”, Foni Ilia: Krijojnë lidhje afatgjata, lënë gruan me fëmijë sepse e duan…
Rihanna ka bërë një tatuazh të ri që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke zgjedhur të përjetësojë në trup vizatimet e fëmijëve të saj.
Këngëtarja 38-vjeçare, e cila ka tre fëmijë me partnerin A$AP Rocky, i ka treguar artistit të tatuazheve Keith Scott McCurdy dizajnet e krijuara nga fëmijët e saj dhe ka kërkuar që ato të gdhenden në pjesën e pasme të gjurit.
Artistja e njohur që jeton në Nju Jork publikoi pamje nga procesi në rrjetet sociale, ku Rihanna shihet duke admiruar tatuazhin e ri para pasqyrës, e veshur me pantallona të shkurtra të zeza.

Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja kishte folur për amësinë, duke thënë se fëmijët e saj po rriten shpejt dhe se ndryshimet e tyre e mahnisin çdo ditë. Ajo e ka përshkruar përvojën si një nga më të veçantat e jetës së saj.
Top Channel